Dean Whitehead ka nënshkruar një kontrat të re me Huddersfield

Mesfushori i Huddersfield, Dean Whitehead ka nënshkruar një zgjatje të kontratës një vjeçare.

Marrëveshja do ta mbajë atë në klub deri në fund të sezonit të ardhshëm. Whitehead u bashkua me Huddersfield nga Middlesbrough në një kontratë dy-vjeçare përpara sezonin te Kampionatit të Sky Bet 2015/16.

Ai ka bërë 56 paraqitje në të gjitha garat, duke përfshirë 20 në kampionatin e Sky Bet të sezonit të kaluar, kur Huddersfield u promovua në Premier Ligë.

Trajneri i Huddersfield, David Wagner tha: “Pas përfundimit të play-off-it kam pasur një bisedë të ndershme dhe të hapur me Deanin rreth Premier Ligës dhe rolin e tij në ekipin tonë.

“Jam shumë i lumtur që ai do të jetë në këtë klub për një sezoni të mëtejshëm. Ai është një profesionist i vërtetë dhe një karakter shumë i mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *