Davinson Sanchez dua të luajë për Barcelonën

Davinson Sanchez e ka pranuar se do të dëshironte të luante për Barcelonën, mbrojtësi i Ajaxit, Davinson Sanchez ka thënë se do të dëshironte shumë që të kishte mundësi për të luajtur te skuadra katalunase Barcelona, kolumbiani 20 vjeçar ka kaluar edicion fantastik, ku ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave, në mesin e të cilave edhe Barcelona, e cila e kishte kërkuar edhe më herët.

“Natyrisht që do të doja të luaja në Barcelonë”, tha Sanchez për Cadena SER.

“Është kompliment i madh veç që lidhem me një kalim të mundshëm. Kush nuk do të donte të luante për një skuadër aq të madhe sa Barcelona. Të gjithë duan të jenë pjesë e asaj skuadre, që është ne mesin e elitës së futbollit botëror”.

Sanchez ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2021 dhe kushton 20 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *