David Wagner: Pierre-Emerick Aubameyang është një ”sulmues i klasit të lartë”

Pierre-Emerick Aubameyang është një “sulmues i klasit të lartë” i cili ka “gjithçka” që të jetë i suksesshëm, thotë menaxheri i Huddersfield David Wagner.

Aubameyang është duke e mbyllur një lëvizje në Premier Ligë dhe Arsenal në një transferim prej 60 milionë funtave nga Borussia Dortmund, sipas burimeve të Sky. Aubameyang u bashkua me ekipin e Bundesligës në vitin 2013 kur Wagner ishte përgjegjës për ekipin rezervë të klubit dhe ai nuk ka asnjë dyshim për aftësinë e tij.

“Ai është një sulmues i klasit të lartë, ai ka gjithçka”, tha Wagner, kur u pyet nëse Aubameyang do të ishte i përshtatshëm  për Premier Ligën. “Klubi që do ta nënshkruajë atë mund të jetë shumë i lumtur, mua më pëlqen shumë ky lojtar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *