David Silva ka nënshkruar një kontratë të re njëvjeçare me Manchester City-in

David Silva ka nënshkruar një kontratë të re njëvjeçare me Manchester City-in.

Marrëveshja e mban mesfushorin 31-vjeçar të Spanjës me udhëheqësit e Premier League deri në vitin 2020, duke e çuar qëndrimin e tij në klub deri në 10 vjet. Silva ka bërë 234 paraqitje në ligë që kur ka hyrë në City nga Valencia në 2010, duke shënuar 40 gola për klubin.

“Jam shumë i lumtur që e kam bërë të ardhmen time në City”, tha ai në faqen zyrtare të klubit.

“Jam jashtëzakonisht krenar për atë që kam arritur në City në shtatë e gjysmë sezone këtu dhe me Pep Guardiola në krye ndjej që ne jemi në një pozitë të shkëlqyer për të fituar trofe këtë sezon dhe më gjerë. “Stili i futbollit që po luajmë është një kënaqësi për të qenë pjesë e tij dhe unë pres që të fitoj më shumë tituj në vitet që vijnë”.

Drejtori i Futbollit, Txiki Begiristain, tha: “Ne jemi shumë të kënaqur me këtë njoftim. David Silva jo vetëm që ishte qendra e suksesit të klubit gjatë viteve të fundit, por mbetet një nga lojtarët kryesorë të ekipit. “Ai ka treguar përsëri këtë sezon se ai është mesfushori më i mirë krijues në futbollin anglez dhe ai do të jetë shumë i rëndësishëm në zhvillimin e lojtarëve të talentuar të rinj në vitin e ardhshëm”.

Këtë sezon, Silva është paraqitur 18 herë për ekipin e Pep Guardiolës, i cili rri në tetë pikë larg kundërshtarve në tabelë pas arritjes së një rekordi të ri klubi me 12 fitore të njëpasnjëshme. Gjatë kohës së tij në Etihad, Silva ka fituar dy tituj të Premier Ligës, dy Kupat e Ligës dhe një FA Kupë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *