David Silva është në dyshim për derbin e Manchester City-it me Manchester United-in

David Silva është në dyshim për shkak të lëndimit për derbin e Manchester City-it me Manchester United-in të dielën, konfirmoi Pep Guardiola.

Bosi i City-it zbuloi se Silva “ndihej i parehatshëm” pas golit të tij në minutë e 83-të kundër West Ham në fundjavën e fundit në Etihadi. Silva nuk ka udhëtuar me skuadrën e City-it në Ukrainë për ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Kampioneve me Shakhtar Donetsk të mërkurën dhe Guardiola nuk është i sigurt nëse do të jetë në dispozicion për derbin e parashikuar të së dielës.

“Davidi pati pak probleme në minutat e fundit,” tha Guardiola gjatë konferencës së shtypit të së martës para ndeshjes. “Kemi bërë një provë pas ndeshjes dhe nuk e di nëse ai është në gjendje të luajë të dielën, kështu që ai qëndroi atje, për ta  rimarr vetën në Manchester”. Guardiola u pyet për sqarime të mëtejshme mbi natyrën e lëndimit por nuk ishte i gatshme të elaboronte.

Ai tha: “Është diçka, diçka e pakëndshme që ndiente në minutat e fundit, para golit ndiente diçka”. Pasi u pyet përsëri, Guardiola qeshi dhe tha: “Shpresojmë se ai mund të jetë i aftë për të dielën, por ishte shumë e rrezikshme për të luajtur të mërkurën”. Spanjolli ka luajtur një rol kyç në fillimin e pamposhtur të City-it këtë sezon, duke bërë tetë asistime dhe dy gola në 15 ndeshje. City u ul në krye të Premier Leagues, tetë pikë përpara rivalëve United, duke rënë vetëm dy pikë deri më tani këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *