David Moyes do të konfirmohet si menaxheri i ri i West Ham-it

David Moyes do të konfirmohet si menaxheri i ri i West Ham të martën, sipas Sky Sports.

Ish-menaxheri i Manchester United dhe Everton-it do të pasojë Slaven Biliç në rolin pasi kroati u shkarkua nga detyrat e tij të hënën. Moyes do të bëhet menaxher i 16-të në historinë e West Ham-it dhe do të nënshkruajë një kontratë të përkohshme gjashtëmujore, me klubin që është në vendin e 18 në Premier League. Ndeshja e tij e parë me të në krye do të jetë përplasja e Super të dielës kundër Watford në Vicarage Road më 19 nëntor. Para shkarkimit të Biliç, Moyes publikisht shprehu një interes në punën për West Ham ndërsa punonte si një ekspert televiziv në Doha.

54-vjeçari tha për beIN Sports: “Gjithmonë kam thënë që dëshiroj të kthehem në menaxhimin e klubit dhe nëse vjen rasti i duhur, atëherë do të jem i interesuar.

Moyes ka qenë pa punë që prej largimit nga Sunderlandi në fund të sezonit të kaluar pasi nuk e mbajti klubin në Premier Ligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *