David De Gea: Jam i lumtur në Manchester United

De Gea ka vetëm 14 muaj të mbetur në kontratën e tij me Manchester United dhe Real Madrid janë të interesuar për spanjollin.

Reali dështoi në afatin e fundit për të nënshkruar De Gea në vitin 2015, por kurrë nuk kanë hequr dorë nga shpresa që një ditë ta nënshkruajn atë. Megjithatë, Manchester United jane të bindur se numri 1 i tyre do të zotohet për të ardhmen e tij në klub pas komenteve të fundit. Duke folur për Daily Star Sunday, De Gea bëri të qartë se ai nuk ka plane për të lënë United-in në një të ardhme të afërt.

“Koha fluturon aq shpejt. Kam qenë këtu shtatë vjet dhe jam i lumtur “, tha ish ylli i Atletico Madridit. “Mua më kanë ndodhur shumë gjëra këtu, disa shumë të mira, disa jo aq të mira, – por të jem i sinqertë, jam vërtet i lumtur. “Ndjehem si një lojtar i rëndësishëm në dhomën e veshjes. Unë jam një nga më të moshuarit në ekip. “Më bën të lumtur të shoh futbollistët e rinj që po vijnë dhe të përpiqen të bëjnë United të madh”.

De Gea u bashkua me Unitedin nga Atletico në vitin 2011.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *