Danny Mills: Forma e Manchester City-it është e ngjashme me ekipin e Barcelonës

Forma aktuale e Manchester City-it nën Pep Guardiola-n është “e ngjashme” me atë të Barcelonës të vitit 2010/11, sipas ish mbrojtësit Danny Mills.

City ka nisur sezonin e ri të Premier League të pamposhtur në 11 ndeshje – duke shënuar 38 gola – që i sheh ata në krye të tabelës dhe tetë pikë përpara rivalëve më të afërt të Manchester United. Mills ish-mbrojtës i krahut të djathtë, i cili bëri 54 paraqitje për klubin gjatë një kohe pesëvjeçare, e ka krahasuar formën e fundit të skuadrës me atë të skuadrës së Barcelonës nën Guardiola-en, tre vjet më parë. Barcelona fitoi La Liga-ën dhe mundi Manchester United-in në finalen e Ligës së Kampioneve atë vit, një shfaqje që Sir Alex Ferguson e përshkroi si “ekipi më i mirë që ai ka pasur ndonjëherë” gjatë karrierës së tij në United.

“Ajo që unë kam qenë vërtet i impresionuar nga Pep Guardiola është se gjithmonë do të duhet kohë që ai të mësohet me Premier Ligën, por ai është i përqendruar tek njerëzit dhe për të gjetur njerëzit e duhur”, tha Mills për Daily Premier League. “Mënyra se si ai dëshiron të luajë ka qenë vendimtare dhe ai kurrë nuk dëshiron të largohet nga ajo. Kur ai erdhi në sezonin e kaluar ai tha se kjo është mënyra se si do të luaj, nëse do të shkojë mirë apo keq kjo është se si ne luajmë në këtë stil, dhe ai është mbështet në atë.

Kështu që për mua Manchester City është ekipi më i mirë për të parë në Premier League – ndoshta në Evropë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *