Danilo do të qëndrojë në Real Madrid sezonin e ardhshëm pasi i tregoi klubit se është i gatshëm të luftojë për vendin e tij në ekipin e Zinedine Zidane, sipas Marca.
Danilo është lidhur me një lëvizje në Arsenal, si një zëvendësim i mundshëm për objektivin e Barcelonës Hector Bellerin, por tani dëshiron të qëndrojë në Santiago Bernabeu pas një sezoni të vështirë të kaluar.