Dan Gosling nënshkruan marrëveshje të re katërvjeçare me Bournemouth

Dan Gosling ka vendosur të ardhmen e tij afatgjatë në Bournemouth duke nënshkruar një marrëveshje të re katërvjeçare në Vitality stadium.

Mesfushori 27-vjeçar do të mbetet në Cherries deri në verën e vitit 2021.

Gosling u bashkua fillimisht me klubin nga Newcastle United në 2014 dhe ka vazhduar të bëhet një lojtar i rregullt i skuadrës së parë në kuadër të Eddie Howe.

Ish Anglzi i U 21, shënoi katër gola në 37 paraqitje sezonin e kaluar, ndërsa Cherries ju shmangën lehtësisht rënies nga Premier Liga.

“Unë i kam gëzuar shumë tre vitet e mia këtu,” tha Gosling për faqen e internetit të Bournemouth. “Janë shkuar kaq shpejt, por mendoj se unë jam përmirësuar pa masë, duke punuar me menaxherin dhe stafin e tij stërvitor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *