Crystal Palace në bisedime me Getafen për portierin Vicente Guaita

Crystal Palace janë në negociata me Getafen për portierin Vicente Guaita, sipas Sky Sports.

Kontrata e 30-vjeçarit skadon në fund të sezonit, dhe Getafe janë të prirur për të marrë një tarifë, që besohet të jetë 3.5 milionë funta, në vend që ta humbasin atë për asgjë në verë. Watford dhe Besiktas gjithashtu kanë qenë të lidhur me ‘portierin, i cili ka pranuar vetëm 16 gola në 17 paraqitjet e La Ligës këtë sezon.

Guaita erdhi në radhët e Valencias para se të transferohej në Getafe, aktualisht i teti në La Liga në verën e vitit 2014.

Roy Hodgson ka ndërruar midis Julian Speroni dhe Wayne Hennessey si portierin e tij të parë që prej mbërritjes në klub në shtator. Menaxheri i Palace konfirmoi në nëntor se ai ishte i gatshëm të nënshkruante një portier të ri në dritaren e transferimeve të janarit.

Ai tha: “Të gjithë e dimë se kemi dy portier të shumë të mir në klub, njëri prej të cilëve është 38 vjeç, kështu që mendoj që nga fillimi i sezonit njerëzit kanë thënë se Crystal Palace ka nevojë për të paktën një portier tjetër. Kështu që unë nuk mendoj se kjo është një sekret i madh “.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *