Cristiano Ronaldo pjes e marrëveshjes për të nënshkruar Neymar

Cristiano Ronaldo nuk ka qenë në form të mir këtë sezon dhe ka dështuar të shenoj për gjigandët e La Ligës.

Dhe si rezultat Real Madrid të cilët aktualisht janë të katërt në La Liga, 16 pikë pas rivalëve të Barcelonës, kanë ndjerë ndikimet e plota të rënies së Ronaldos në formë. Zinedine Zidane është nën presion për të vepruar, për hir të punës së tij. Bordi i Real Madrid dhe tifozët e klubit kërkojnë përsosmëri.

Neymar ka qenë i lidhur me Los Blancos për disa kohë, pavarësisht se ai më parë ishte një lojtar i Barcelonës përpara se të shkonte në Paris Saint-Germain. Ka pasur raporte të shumta që braziliani është i pa knaqur në Francë, dhe me sa duket do të konsideronte një lëvizje në Real Madrid.

Pas Kupës Botërore, Real Madrid do të përpiqet të nënshkruajë Neymar-in nga Paris Saint-Germain. Braziliani është lojtari që Florentino Perez dëshiron më shumë dhe ai do të jetë i gatshëm të ofrojë Cristiano Ronaldon si pjesë të marrëveshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *