Cristiano Ronaldo është rikthyer në trajnim me Juventusin

Cristiano Ronaldo u kthye në trajnim në Juventus të mërkurën për herë të parë pasi që një akuzë përdhunimi kundër tij u bë publike.

Sulmuesi i Portugalisë u rikthye me skuadrën e parë në Torino pas një lojë që ai humbi nëpërmjet pezullimit. Ai u fotografua të martën në mbrëmje, duke parë fitoren 3-0 në Ligën e Kampionëve nga ulëset me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez dhe djalin e tij.

Avokatët që përfaqësojnë Kathryn Mayorgan, gruaja që ka ngritur një padi civile kundër ish sulmuesit të Manchester United, do të mbajë një konferencë për media në Las Vegas të mërkurën mbrëma për të hyrë në detaje rreth pretendimit. Zonja Mayorga pretendon se Ronaldo e sulmoi seksualisht atë në Las Vegas në 2009.

Cristiano Ronaldo përshkroi pretendimet, të botuara fillimisht në revistën gjermane “Der Spiegel”, si “lajme të rreme” në një video post në Instagram gjatë fundjavës. Avokati i tij Christian Schertz këmbëngul se pretendimi është “i paligjshëm” dhe është “një nga shkeljet më serioze të të drejtave personale këtë vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *