Cristiano Ronaldo do të startoi kundër Barcelonës në El Clasico-n e së shtunës

Cristiano Ronaldo do të startoi kundër Barcelonës në El Clasico-n e së shtunës, pasi u rikuperua nga një lëndim i lehtë, sipas Guillem Balague.

Ronaldo humbi trajnimin me Realin në fillim të javës pasi pati një problem ne pulpin e këmbës qe psoi ne fitoren 1-0 ndaj Gremio në Abu Dhabi. Madridi pret rivalët Barcelonën të shtunën në El Clasico-n e sezonit dhe Balague pret që Ronaldo të startoi në Bernabeu, ndoshta së bashku me Gareth Bale dhe Karim Benzema.

“Do të jetë interesante se cila është zgjedhje e Zinedine Zidane-s se me kë do të shkon, jo aq shumë me Cristianon ose Benzeman, por kush do të jetë pranë tyre – Isco ose Bale? “Nëse Gareth Bale ndihet sikur është 100 për qind, ai mund të jetë në fakt emri i befasishëm në formacion, ndryshe do të jetë Isco dhe të tjerët e zakonshëm”.

Udhëheqësit e La Ligas Barcelona aktualisht janë 11 pikë përpara Real Madridit në vendin e katërt në garën për titullin dhe Balague është impresionuar me rekordin e jashtëzakonshëm të Lionel Messit, pavarësisht rolit të tij të thellë këtë sezon. “Në mënyrë të qartë, mungesa e Neymar do të thoshte se donte të merrte më shumë pjesë në ndërtimin”, tha Balague. “Kjo do të thoshte të luante më shumë në qendër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *