Chelseai ka shprehur interes në Ashley Barnes të Burnley-it

Chelseai ka shprehur një interes në Ashley Barnes të Burnley-it ndërsa zgjerojn kërkimin e tyre edhe më tej, sipas Sky Sports.

Blues kanë bërë kërkime për një seri sulmuesish të mëdhej gjatë javës së kaluar duke përfshirë Andy Carroll, Fernando Llorente, Peter Crouch dhe Edin Dzekon. Barnes ka shënuar katër gola në 26 paraqitje për Clarets këtë sezon, edhe pse shumica kanë ardhur nga stol. 28-vjeçari ka bërë vetëm tetë startime në Premier League gjatë fushatës aktuale mbresëlënëse të Burnley-it.

Por ai përshtatet me profilin e lojtarit që Antonio Conte dëshiron të shtojë në skuadrën e tij dhe italiani ka gjetur rrugën e bllokuar për një numër objektivash të tjer. Carroll-i i parë është jashtë për të paktën një muaj me një dëmtim në kyçin e këmbës që mund të kërkojë një operacion, sipas shefit të West Ham David Moyes.

Dhe sipas Guillem Balague, Tottenham refuzoi një qasje nga Chelseai për Llorenten, i cili ishte një objektiv për Conten para se ai të nënshkruante për Spurs verën e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *