Antonio Conte dëshiron që Chelsea të shpenzojë 100 milionë funta për Romelu Lukaku-n, nëse kjo është ajo që do të duhet për të rikthyer sulmuesin e Evertonit në Stamford Bridge, sipas The Telegraph.
Lukaku është identifikuar nga Conte si zëvendësues i sulmuesit të Atletico Madrid Diego Costa dhe Belgu ka qenë gjithashtu i lidhur me një lëvizje në Manchester United, megjithatë, Lukaku do të preferonte një kthim në Chelsea dhe Conte dëshiron që kampionët e Premier League të bëjnë gjithçka që duhet për të siguruar një marrëveshje me të.