Chelsea ofron 80 milionë euro për Alvaro Moratan

Chelsea është gati të ofrojë 80 milionë euro për sulmuesin e Real Madrid, Alvaro Morata, pasi humbi Romelu Lukakun, sipas The Mirror.

Morata duket se ishte në rrugë të mirë për t’u bashkuar me Manchester Unitedin, pasi Chelsea ka qenë favorit për të nënshkruar Lukakun, por situata tani është kthyer ndryshe. Me Lukaku në prag të finalizimit të një lëvizjeje në United, kampionët e Premier League Chelsea do të përpiqen të nënshkruajnë Moratan në një kontratë katër ose pesëvjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *