Chelsea ka pranuar 11 milionë euro për Asmir Begoviç

Chelsea ka pranuar një ofertë prej 11 milionë euro nga Bournemouth për portierin Asmir Begoviç.

Asmir Begoviç ende duhet të pajtohet me kushtet personale dhe të kryej vizitat mjeksore për të përfunduar marrëveshjen.

Begoviç iu bashkua Chelseat në verën e vitit 2015 nga Stoke në një marrëveshje katërvjeçare për një pagesë prej 8m£, por ka bërë vetëm 33 paraqitje për klubin gjatë dy sezoneve të fundit.

29-vjeçari luajti vetëm dy herë në kampionat për Chelsean këtë sezon. Begoviç ka luajtur më parë për Cherries, duke u shfaqur tetë herë për klubin gjatë vitit 2007.

Portieri erdhi gjithashtu përmes sistemit të akademisë në Portsmouth, duke u zhvendosur nga Kanadaja në moshën 16 vjeçare, ai bëri debutimin e tij për Pompey gjatë sezonit 2008/09, para se të luajë 15 ndeshje për klubin në 2009/10 pasi ata u larguan nga Premier Ligë.

Begoviç u transferua në Stoke në shkurt të vitit 2010, duke luajtur 173 ndeshje për Potters gjatë pesë sezoneve të para dhe para se të nënshkruhej nga Chelsea.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *