Chelsea ka bërë një ofertë të vonshme për Renato Sanches

Chelsea ka bërë një ofertë të vonshme për të nënshkruar me mesfushorin e Bayern Munichut, Renato Sanches, sipas Daily Telegraph.

Sanches kishte kërkuar vendosjen në Milan, por bosi i Blues, Antonio Conte, foli me trajnerin e Bayernit, Carlo Ancelottin për një marrëveshje të mundshme kur klubet u përballën më parë këtë javë.

Kampionët e Bundesligës Bayerni janë të gatshëm ta lënë adoleshentin të shkoj në huazim pavarësisht sezonit të tij zhgënjyes në Allianz Arena.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *