Chelsea-i ka rënë dakord me Arsenalin për Alex Oxlade-Chamberlain

Chelsea ka rënë dakord me Arsenalin për anësorin Alex Oxlade-Chamberlain, sipas Sky Sports.

24-vjeçari është me skuadrën e Anglisë në St George’s Park dhe Sky Sports ka kuptuar se një pjesë e madhe e testeve mjekësore mund të kryhen në qendrën e trajnimit të Anglisë. Oxlade-Chamberlain është jashtë kontratës në fund të sezonit, së bashku me shokët e skuadrës së Arsenalit Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil. Ashtu si me Sanchez dhe Ozil, bosi i Arsenalit Arsene Wenger ka thënë vazhdimisht se ai dëshiron që Oxlade-Chamberlain të qëndrojë në Emirates edhe për shumë vite. Por Sky Sports raportoi javën e kaluar se Oxlade-Chamberlain kishte hedhur poshtë një ofertë të re, e cila do të kishte parë rritjen e pagës së tij javore në 180,000 funta.

Oxlade-Chamberlain u takua me Wenger përpara udhëtimit të tyre në fundjavë në Liverpool për të folur për të ardhmen e tij, edhe pse ai u emërua në formacionin fillestar për humbjen 4-0 në Anfield. Oxlade-Chamberlain kishte qen gjithashtu si një objektiv për Liverpool-in, por duket se do të qëndrojë në Londër me kampionët e Premier League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *