Chelsea dëshiron të përfundojë një marrëveshje për të nënshkruar Pierre-Emerick Aubameyang nga Borussia Dortmund, sipas Sky Sports.
Kampionët e Premierligës humbën nga Manchester United për nënshkrimin e Romelu Lukaku dhe me Diego Costa gati për tu larguar, Antonio Conte dëshiron të nënshkruajë një sulmues të klasit botëror.
Emri i Aubameyang tani duket të jetë në krye të listës së Conte, me raportet që pretendojnë se Dortmund do të pranojë rreth 70 milionë funta për sulmuesin, edhe pse klubi i Bundesligës dëshiron që situata të zgjidhet shpejt.