Casillas në Premier League

Iker Casillas është gati që të nisë për herë të parë një aventurë në Premier League. Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “AS”, portieri aktual i Portos, po mendon seriozisht kalimin te Liverpool.

Casillas ka disa oferta, por duket se ajo e “The Reds” e tërheq më shumë. Spanjolli, i cili u transferua te Portugezët në vitin 2015 nga Reali i Madridit, nuk do të rinovojë kontratën që i skadon në Qershor, pasi tundohet nga ideja për të veshur fanellën e Liverpool, që sezonin e ri do të luajë edhe në Champions League.

Fakti që do të luajë sezonin e ardhshëm në kompeticionin më të rëndësishëm për klube e intrigon edhe më shumë ish-portierin e Realit që dëshiron të thyejë të tjera rekorde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *