Carles Puyol është i zemëruar pas suksesit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve

Ish-kapiteni i Barcelonës Carles Puyol është “i zemëruar” pasi Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve për herë të 13-të dhe thotë se katalanasit duhet të ndryshojnë prioritetet në sezonin e ardhshëm.

Madridi mundi Liverpoolin 3-1 në Kiev për të fituar trofeun për të tretin vit radhazi, duke u përqendruar larg nga La Liga dhe Copa del Rey në Barcelonë. “Unë jam i bindur se kemi një skuadër më të mirë se Madridi, por ata kanë fituar katër nga pesë Ligat e Kampioneve të fundit,” tha Puyol për gazetën La Vanguardia me bazë në Barcelonë.

“Mendoj se zgjidhja vjen nga ndryshimi i prespektives apo objektivit si ekip. Ne jemi duke humbur një mundësi dhe unë jam i zemëruar për atë si një tifoz i Barcelonës. “Fitimi i trefishtë është jashtëzakonisht i vështirë, siç tregojnë statistikat, kështu që unë mendoj se gjëja më e mir do të ishte koncentrimi më i pakt në Copa del Rey.

Barcelona ka fituar Copa del Rey në katër sezonet e fundit, por ka arritur  vetëm në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve një herë në atë kohë, kur e fituan atë në 2015. “Ne kemi një ekip të shkëlqyeshëm dhe kemi Lionel Messin, mendoj se Liga e Kampioneve ka një ndikim shumë më të madh global dhe gjithashtu ndikon në Topin e Artë. “Nuk kam dyshim se kush është lojtari më i mirë në botë, por Messi duhet të tregojë talentin e tij mbi të gjitha në La Liga dhe në Evropë, jam i sigurtë se do të pajtohet me mua”.

Messi dhe sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo kanë fituar pesë herë Topin e Artë, por portugezi ka fituar tre nga katër të fundit, që përputhen me fitoret e Ligës së Kampionëve në 2014, 2016 dhe 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *