Cana merr zyrtarisht licencën e trajnerit

 

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka përfunduar me kursin për trajner pranë Federatës së Shqiptare të Futbollit.

Cana, i cili para pak kohësh është pensionuar nga futbolli aktiv, tani pritet ta ndjek shkollimin për t’u pajisur me licencën kryesore, “UEFA Pro”, Prandaj, licenca A të cilën e ka marrë Cana është e nivelit të dytë për nga rëndësia.

Ja njoftimi i plotë nga FSHF:

“Përfundoi kursi i radhës për liçensimin e trajnerëve të nivelit UEFA A. Të gjithë teknikët prezentë në këtë kurs, për gjashtë javë me radhë, nga data 10 prill deri në datë 20 maj në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz iu nënshtruan edhe kursit intensiv në aspektin teorik dhe atë praktik”.

“Ky kurs është niveli i dytë për nga rëndësia, pas shkallës më të lartë, atë të liçensës UEFA Pro. Dhe pikërisht në kursin e sapo përfunduar për UEFA A morën pjesë emra të njohur të futbollit, ish-lojtarë si: Lorik Cana, Bledi Shkëmbi, Suad Lici, Tiko, Gjoni, të cilët tashmë do të vijojnë me rrugën e trainingut në futboll”.

“Nën koordinimin e Astrit Maçit dhe Alban Tafajit, dy zyrtarëve të sektorit përkatës në FSHF, sektor shumë voluminoz dhe me një program të mirëdetajuar në zbatim, edhe ky kurs mbylli siparin e tij me diplomat përkatëse. Lektorët e huaj që morën pjesë këtë radhë ishin: Profesor Ferretto Ferretti, si dhe profesor Renzo Ulivieri. Fereto është përgjegjës katedre i teorisë së metodologjisë sportive, ndërsa Ulivieri, Drejtor i shkollës në Koverçiano”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *