Bruce Arena ka dhënë dorëheqje nga roli i tij si trajner i Shteteve të Bashkuara

Bruce Arena ka dhënë dorëheqje nga roli i tij si trajner i Shteteve të Bashkuara pas dështimit të tyre për t’u kualifikuar për Kupën e Botës 2018 në Rusi.

Bruce Arena zëvendësoi Jurgen Klinsmann si trajner në nëntor të vitit të kaluar, pasi ish-Gjermani u shkarkua nga Federata e Futbollit të Shteteve të Bashkuara (USSF) pas humbjeve të njëpasnjëshme në Meksikë dhe Kosta Rika. Megjithatë, Arena nuk mundi të përmisoj rezultatet dhe humbja e papritur 2-1 e së mërkurës në Trinidad dhe Tobago, së bashku me fitore përfundimtare për Panamanë dhe Honduras, i dërgoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një vend të pestë në kualifikimin e CONCACAF – vetëm me tre vendet e para kualifikimi i garantuar për Rusinë.

Arena njoftoi dorëheqjen e tij të premten në një deklaratë në faqen e internetit të USSF.

“Është privilegj i madh për çdo trajner të menaxhojë ekipin kombëtar të vendit të tyre dhe, ndërsa e lë atë rol sot, jam i nderuar dhe mirënjohës që kam pasur dy herë këtë mundësi në karrierën time”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *