Brendan Rodgers: Moussa Dembele mund të jet më i miri

Menaxheri i Celtic Brendan Rodgers beson se Moussa Dembele “mund të shkojë drejtë në krye ” të futbollit botëror”, pasi sulmuesi përgatitet të kthehet në klubin e tij të djalërisë, Paris Saint-Germain.

Skuadra skoceze viziton Parc des Princes në Ligën e Kampionëve të mërkurën dhe Dembele do të kthehet në klub në të cilën ai ishte yll i akademisë deri në moshën 15 vjeçare. Dembele për të cilin L’Equipe ka raportuar se është përsëri në radar të PSG, ende nuk ka fituar një vend për ekipin kombëtar të Francës, por Rodgers beson se ai është afër një thirrjeje.

Ai tha: “Unë besoj se ai ka talent dhe cilësinë për të shkuar drejt në krye. Ai ka cilësitë e futbollistit, por edhe të vetëbesimit. “Në jetën time si trajner unë kam punuar me talent të mdhej, sigurisht që ai është i gatshëm të jetë atje me një nga sulmuesit më të mirë, sepse i ka të gjitha ato atribute, por ai është ende shumë i ri.

Dembele, i cili shënoi 32 herë në të gjitha garat sezonin e kaluar, humbi pesë ndeshjet e hapjes këtë sezon për shkak të një lëndimi, por ka shënuar katër herë dhe ka bërë tre asistime në tetë lojra të ligës që nga kthimi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *