Manchester United ka pranuar një marrëveshje ‘në parim’ për të nënshkruar me James Rodriguez, por mund të ketë një problem në përfundimin e marrëveshjes për lojtarin e Real Madridit, sipas OK Diario.
Si pjesë e transferimit raportet pohojnë se furnizuesi i marketingut i James, Adidas, dëshiron që kolumbiani të veshë fanellën me Nr. 10 aktualisht të zënë nga Wayne Rooney, e ardhmja e të cilit në Old Trafford është e pasigurtë.