Birmingham City bën ofertë për ish-kapitenin e Chelsea John Terry

Menaxheri i Birmingham City Harry Redknapp ka konfirmuar se klubi ka bërë një ofertë për ish-kapiteni Anglez John Terry, i cili do të jetë i lirë nga 1 korriku.

Pasi kaloi të gjithë karrierën e tij me Chelsea, qendërmbrojtësi përfundoi 22-vjeçarin e tij në Stamford Bridge në përfundim të sezonit të kaluar, Terry mezi u paraqiste për Chelsea sezonin e kaluar për shkak të lëndimeve dhe formën e mbrojtësve të tjerë në sistemin 3-4-3 të Antonio Conte, pasi Blues pretendonin titullin e Premier League.

“Do të doja ta kisha atë në klubin e futbollit”, tha Redknapp për talkSPORT. “Ai është një kapiten fantastik dhe një udhëheqës i madh.

“Ne i kemi bërë ati një ofertë të mirë dhe kemi bërë më të mirën që mundemi. Tani nvaret nga John, por ne do ta duam atë në Birmingham.

Mbrojtësi 36-vjeçar ka qenë i lidhur me lëvizjet në një mori të skuadrave të Premier Ligës tashmë këtë verë, në mes tyre Bournemouth dhe West Brom, ndërkohë që ka gjithashtu mendime për oferta në tryezë nga klubet në Shtetet e Bashkuara dhe Kina .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *