Bernardo Silva në Manchester City

Bernardo Silva do të jetë lojtar i ri i skuadrës angleze Manchester City, ylli i Monacos, portugezi Beranrdo Silva ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e Manchester Cityt, shkruan Daily Mail.

Lojtari është duke udhëtuar drejt Manchesterit, për të kryer testet mjekësore dhe më pas për të nënshkruar kontratë pesë vjeçare, lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola, i cili e sheh si një David Silva të ri dhe beson se përshtatet shumë në formacionin e tij.

Për shërbimet e portugezit, City do t’i paguaj Monacos 68 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *