Benfica nuk e shetë Nelson Semedo për më pak se 50 milionë euro

Klauzola e lirimit të Nelson Semedo është 80 milion euro, dhe negociatat do të vazhdojnë këtë javë mes Barcelonës dhe Benfikës.

Mungesa e gatishmërisë së Arsenalit për të lënë Hector Bellerin të shkojë në Camp Nou ka bërë që Barcelona të ndjekë Semedo, portugezin 23-vjeçar. Barça duket e habitur nga fakti se Semedo nuk ka luajtur gjithmonë në të djathtë.

Megjithatë Barça përballet me dy pengesa. E para është Manchester United. Jose Mourinho e sheh Semedo, bashkatdhetarin e tij, si një mundësi të mirë afatgjate për të konkurruar me Antonio Valencia për krahun e djathtë.

Pengesa e dytë është çmimi. Semedo ka një klauzolë lirimi prej 80 milionë euro dhe Luis Filipe Vieira, presidenti Benfikës, nuk do të ishte i gatshëm të lejonte lojtarin të largohej për më pak se 50 milionë euro. Për Benfikën, kjo do të përfaqësonte një tarifë rekord të marrë për një lojtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *