Bayern Munich i bashkohet garës me Manchester United dhe Chelsea të cilët synojnë Romelu Lukaku, transmeton Manchester Evening News.
Përfaqsuesi i Belgjikës pritet të largohet nga Everton këtë verë pas refuzimit të një kontrate të re, ndërsa gjigantët e Premier Ligës janë pretenduesit e tij më të mëdhenj.
Megjithatë, Carlo Ancelotti thuhet të jetë një tifoz i madh i Lukakut dhe Bayern mund të bëjë një lëvizje.