Barcelona pranon pagesën prej 222 milionë euro për klauzolën e blerjes së Neymar

Transferimi rekord i Neymar nga Barcelona në Paris Saint-Germain kishte hasur në një pengesë pasi La Liga refuzoi të pranonte klauzolën e lirimit për sulmuesin, por gjigandët spanjollë tashmë kanë konfirmuar se Neymar nuk është më i kontraktuar në klub.

Një deklaratë e Barcelonës thotë: “Të enjten pasdite përfaqësuesit ligjorë të Neymar vizituan personalisht zyrat e klubit dhe bënë pagesën e 222 milionë eurove në emër të lojtarit në lidhje me ndërprerjen e njëanshme të kontratës që bashkonte të dyja palët.

“Si e tillë, klubi do të kalojë në UEFA detajet e operacionit të mësipërm në mënyrë që ata të mund të përcaktojnë përgjegjësitë disiplinore që mund të lindin nga ky rast”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *