Barcelona ka rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar Ousmane Dembele

Barcelona ka rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar Ousmane Dembele nga Borusia Dortmund pas bisedimeve në Monako, sipas burimeve të Sky Sports.

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka lën të kuptohet se ka përfunduar bisedimet mbi një kontratë pesëvjeçare për Ousmane Dembele të enjten. Barcelona nuk ka gjasa të konfirmojë marrëveshjen derisa të nënshkruhet, por sipas Sky Sports marrëveshja është  dakorduar në parim dhe mund të jetë me vlerë prej 110 milionë funtave. Dembele ka qenë një objektiv kryesor për anën katalanase këtë verë, së bashku me mesfushorin e Liverpoolit, Philippe Coutinhon, pasi Barcelona duket të sjellë përforcime pas lëvizjes së Neymarit prej 198 milionë funta në Paris Saint-Germain.

Dembele u bashkua me Dortmundin nga Rennes verën e kaluar. Ai shënoi gjashtë gola dhe kontriboi me 13 asistime në 32 ndeshje të Bundesligës gjatë sezonit të tij të parë në Westfalenstadion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *