Barcelona ka prezantuar Yerry Mina në Camp Nou

Nënshkrimi i ri i Barcelonës, Yerry Mina, shkoi zbathur në fushën e kamp Nou-t në prezantimin e tij të shtunën.

Qendër mbrojtësi bëri paraqitjen e tij të parë në ngjyrat e Barcelonës që kur u bashkua me klubin të enjten nga pala braziliane Palmeiras për 10.5 milionë funta. Mina nënshkroi një marrëveshje pesë-vjeçare me liderët e La Ligës me një klauzolë lirimi prej 89 milionë funtave në kontratën e tij. Ai do të bëhet kolumbiani i parë që do të luajë për Barcelonën dhe prezantimi i tij në kamp Nou ishte i paharrueshëm.

Pas duartrokitjeve të tifozëve dhe paraqitjes për fotografi, 23-vjeçari hoqi këpucët e futbollit dhe çorapet e tij para se të hynte në fushë për herë të parë.

Ky është prezantimi i dytë i javës në Barcelonë, pasi Philippe Coutinho u paraqit në kamp Nou pas nënshkrimit rekord prej 146 milionë funtave nga Liverpooli.

Shiko videon më poshtë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *