Barcelona fiton ”Kupën e Mbretit” ikën Enrique

Në finalen e luajtur në “Vicente Calderon”, ku u zhvillua edhe sfida e fundit zyrtare, ekipi “blaugrana” fitoi për të tretën herë radhazi këtë trofe, duke qenë bindshëm superiorë ndaj Alavesit, që luante nga ana e saj të parën finale në 96 vite histori.

Për ekipin bask ishte një mision i pamundur, e bashkë me 90 minutat e humbura ndaj Barcelonës, Alaves humbi edhe të drejtën për t’u kualifikuar në Europa League, një biletë që i shkon Athletic Bilbaos.

Luis Enrique, ndërkohë, përshëndet ambientin katalanas pasi siguroi trofeun e 9 në 3 vitet e drejtimit të pankinës prej tij, mes të cilave, dy tituj kampionë në La Liga, 3 Kupa Mbreti, një Superkupë të Spanjës, një Champions League, një Superkupë të Europës dhe një Botëror për Klube, ndërsa Messi e mbyll zyrtarisht sezonin në kuotën e 53 golave, duke siguruar kështu edhe titullin e trefishtë “Pichichi”, si golashënuesi më i mirë në La Liga, Champions dhe Kupë Mbreti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *