Barcelona është afër përfundimit të një marrëveshje për Inigo Martinez

Barcelona është afër përfundimit të një marrëveshje për mbrojtësin e Real Sociedad Inigo Martinez.

Pala e Camp Nou-it e gjen veten në pozitë për të shpenzuar shumë pas shitjes së Neymar në Paris Saint-Germain për një rekord botëror prej 222 milionë eurosh.

Një pjesë e kësaj shume do të investohet në Spanjollin Martinez, me Sociedadin që konfirmon se interesi për 26-vjeçarin është shtuar, drejtori sportiv Loren Juarros u tha gazetarëve të premten: “Është e vërtetë që Barça ka folur me ne.

“Ata kanë qenë në kontakt për të treguar interesin e tyre ndaj lojtarit, por deri më tani nuk ka asnjë ofertë në tavolinë.
“La Real nuk ka ndërmend të lehtësojë daljen e Inigos në ndonjë klub, ai është i pazëvendësueshëm dhe ne nuk duam ta shesim atë.”

Me Sociedadin ngurrues për të shitur, Barça do të duhet të paguaj klauzolën e Martinezit për blerje prej 32 milionë euro, me qëllim që të marr një marrëveshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *