Barcelona do ti ofrojë kontratën për tërë jetën Lionel Messit

Barcelona është e vendosur ti ofrojë Lionel Messit një kontratë për tërë jetën në kampin Nou, sipas CEO Oscar Grau.

Messi ka ranë dakord për një marrëveshje katërvjeçare me klubin në qershor, por ai ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen zyrtarisht. Megjithatë, Grau u tha tifozëve në takimin e përgjithshëm vjetor të klubit se Messi – golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave të Barcelonës – do të ofrohet mundësia për të qëndruar në klub për tërë jetën.

Ai tha: “Messi nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare në qershor, por klubi do t’i ofrojë atij një kontratë jetëgjatë.

“Ideja është që Leo, i cili ka qenë këtu që kur ishte i vogël, të qëndrojë këtu për jetë, pasi ai është një ikonë. Pas përfundimit të lojës, ne duam që ai të mbetet i lidhur me klubin”.

Një marrëveshje e ngjashme u nënshkrua nga Andres Iniesta më parë këtë muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *