Giuseppe Marotta mund të marrë përsipër pozitën si drejtor sportiv në Manchester United

Giuseppe Marotta do të largohet nga Juventusi në muajin e ardhshëm.

Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit Giuseppe Marotta mund të marrë përsipër pozitën si drejtor sportiv në Manchester United me Antonio Conte duke u bashkuar me të si menaxher. Marotta ka konfirmuar se po largohet nga Juve këtë muaj dhe është në gjendje të marrë përsipër operacionet e futbollit në Old Trafford, duke e lënë Ed Woodwardin të përqëndrohet në anën tregtare të klubit. Me Jose Mourinho gjithashtu nën presion, Conte do të ishte me Marotta-ën për të zëvendësuar portugezin duke marrë parasysh suksesin e tyre së bashku në Juve, sipas Corriere dello Sport.

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka postuar një mesazh mbështetjeje, pas akuzave të Kathryn Mayorga

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka postuar një mesazh mbështetjeje mes akuzave se ai sulmoi seksualisht një modele në Las Vegas.

Kathryn Mayorga ka akuzuar superstarin e Juventusit për përpjekjet për të pasur marrëdhënie seksuale pa dashje me të në një dhomë hoteli në vitin 2009, kur ishte në Real Madrid, pretendimet u refuzuan nga ekipi ligjor i lojtarit si “të paligjshëme”.

Ish-modelja Mayorga u takua me futbollistin 33-vjeçar brenda zonës VIP të klubit të natës Rain ku ajo po punonte në Palms Casino Resort. Ronaldo atëherë 24 vjeç, ishte në pushime me kunatin dhe kushëririn e tij. Mayorga, e cila tani është 34 vjeç, thotë se ekipi ligjor i Ronaldos e ka paguar atë 375.000 dollarë për të heshtur, gjë që ekipi ligjor i Ronaldos ka hedhur poshtë fort.

Tani ajo ka nisur një padi për të shfuqizuar marrëveshjen dhe për të ndërmarrë veprime kundër ish-lojtarit të Manchester United.

Zinedine Zidane është në garë për t’u bërë shefi ekzekutiv i ri i Juventusit

Zidane është një nga emrat e përmendur për t’u bërë shefi ekzekutiv i ri i Juventusit.

Zinedine Zidane është në garë për t’u bërë shefi ekzekutiv i ri i Juventusit, pavarësisht nga thashethemet se ai është një nga opsionet e mundshme për të zëvendësuar Jose Mourinho në Manchester United. Shefi ekzekutiv i Juventusit, Giuseppe Marotta konfirmoi se ai do të largohet nga posti i tij këtë muaj, sipas Tuttosport.

Kandidatët për bordin e drejtuesve të Juventusit gjithashtu janë shpallur, me disa emra të njohur. Ish-lojtari Pavel Nedved është mes tyre, siç është drejtuesi aktual i Juventusit, Andrea Agnelli dhe drejtori i ekipit të Ferrarit në Formula 1, Maurizio Arrivabene.

Jose Mourinho është i bindur se ai nuk do të shkarkohet nga Manchester United

Jose Mourinho është i bindur se ai nuk do të shkarkohet nga Manchester United, por refuzoi të zbulojë nëse ai u takua me zëvendëskryetarin ekzekutiv Ed Woodward pas disfatës së së shtunës në West Ham.

E ardhmja e Mourinhos është vënë në pikëpyetje pas humbjes 3-1 në stadiumin e Londrës, ndërkohë që raportet sugjerojnë se Zinedine Zidane është duke u renditur si pasardhës i tij. Megjithatë, kur u pyet nëse ndjen se puna e tij ishte në linjë nëse rezultatet nuk përmirësohen, Mourinho tha: “Jo, unë nuk mendoj kështu.”

Portugezit i kërkuan nëse ai ishte takuar me Woodward pas humbjes së tretë të United-it këtë sezon, por ai me ashpërsi refuzoi të përgjigjet. “Kjo është një çështje private, unë nuk do t’ju përgjigjem”, tha Mourinho, përpara vizitës së Valencias në të martën në Ligën e Kampionëve.

Tiemoue Bakayoko largohet nga Chelseai për t’u bashkuar me AC Milan

AC Milan ka konfirmuar nënshkrimin e Tiemoue Bakayoko nga Chelseai në një huazim sezonal me një opsion për të blerë.

Francezi 23-vjeçar u bashkua me Monacon verën e kaluar për 40 milionë funta dhe filloi 25 ndeshje në Premier League në sezonin e tij të parë në klub. Chelseai ka rritur mundësitë e tyre në mesfushë këtë verë me nënshkrimin e lojtarve të profilit të lartë si Jorginho nga Napoli, një lojtar të cilin Sarri e njehë mirë dhe Mateo Kovaçiç në huazim nga Real Madridi.

Bakayoko nuk ishte në skuadër për ndeshjen e hapjes se Premier ligës të Chelsea-it kundër Huddersfield, ku golat nga debutuesi Jorginho, N’Golo Kante dhe Pedro siguruan një fitore 3-0. Milan ka konfirmuar se Bakayoko do të paraqitet në mediat italiane në një konferencë shtypi të premten pasdite.

Alisher Usmanov do të ‘mendoj’ të investoj në Everton

Miliarderi Rus, Alisher Usmanov, thotë se do të “marrë parasysh” investimin në Everton, pas shitjes së aksioneve të tij të Arsenalit.

Usmanov duket i gatshëm të investoj paratë e tij në një tjetër klub futbolli pasi ka rënë dakord të shesë aksionin e tij prej 30 përqind të Arsenalit te Stan Kroenke. USM Holdings tashmë sponsorizon terrenin e trajnimit të Everton-it, Finch Farm, dhe ai është një mik dhe partner biznesi i aksionarit kryesor të klubit Farhad Moshiri.

“Nëse ka një propozim apo një mundësi për të investuar në ta me kthime të mira potenciale, unë do ta konsideroj marrëveshjen”, tha ai për Bloomberg. “Ne jemi miq me Farhad Moshirin. Nëse ai ka nevojë për mbështetje, unë jam i lumtur që të ndihmoj”.

Usmanov bleu aksionet e tij në Arsenal në vitin 2007 nga David Dein. Megjithëse ai ishte i irrituar nga mungesa e ndikimit të tij, vlera e klubit ishte më shumë se e katërfishuar, ndërsa ai ishte një investitor.

Manchester City po konsideron ofertat e huazimit për Douglas Luiz

Manchester City po konsideron oferta nga një numër klubesh për të marrë mesfushorin e ri Douglas Luiz në huazim për pjesën tjetër të sezonit.

Benfica është një destinacion i mundshëm, si dhe klubi Girona, ku braziliani 20-vjeçar e kaloi sezonin e kaluar. Pep Guardiola donte që ai të qëndronte në City dhe të ishte pjesë e skuadrës së tij të parë, por javën e kaluar atij iu mohua një leje pune.. Rregullat e FA mbi lejet e punës u ndryshuan në vitin 2015, “për të siguruar që vetëm lojtarët më të talentuar jo të BE-së të plotësojnë kriteret e reja”, por vendimi nuk i bëri përshtypje Guardiolës.

“Unë i pranoj rregullat, por është e vështirë për t’u kuptuar. Ata nuk e njohin atë,” tha Guardiola.

“Ata duhet të gjykojnë nëse ai ka aftësinë për të vendosur. Unë dhe menaxheri i Brazilit, Tite, dimë më shumë për këtë. Ata nuk e njohin atë, as një lojë apo një sesion trajnimi. “Ne shpenzuam 12-14 milionë funta, sepse ai është një lojtar me një kapacitet të madh për të luajtur me ne”.

Luiz, i cili u nënshkrua nga Vasco da Gama verën e kaluar, bëri 17 paraqitje për Girona-ën sezonin e kaluar, por filloi vetëm një ndeshje të ligës.

Ola Aina bashkohet me Torinon nga Chelseai

Ola Aina i është bashkuar Torinos nga Chelseai në një huazim të gjat, sipas burimeve të Sky.

Marrëveshja e tij e huasë për një vit gjithashtu kuptohet se përmban një mundësi për të blerë 21 vjeçarin përgjithmonë verën e ardhshme. Aina, i cili kaloi sezonin e kaluar në huazim në Hull, mendohet të jetë i interesuar të luajë jashtë vendit, dhe ai ishte gjithashtu një objektiv huazimi për PSV Eindhoven në Holandë.

Nigeriani, i cili përfaqësoi Anglinë në nivel të të rinjve, ka bërë vetëm gjashtë paraqitje në ekipin e parë të Chelsea-it. Ai bëri 46 paraqitje ndërsa ishte në huazim tek Hull gjatë sezonit të fundit.

Samuel Eto do të prezantohet nga klubi i Katarit sot

Samuel Eto do të prezantohet nga klubi sportiv i Katarit, pasi sulmuesi i Kamerunit merr hapat e tjerë të karrierës së tij.

Me Eton që së fundmi u largua nga klubi turk Konyaspor me pëlqimin e ndërsjellët, 37-vjeçari ishte i lirë të nënshkruante për anën e Katarit. Klubi me bazë në Doha lëshoi një deklaratë përmes Twitter-it duke konfirmuar se prezantimi do të bëhet sot.

“Menaxhmenti i klubit të futbollit Katar ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në konferencën për shtyp për të paraqitur yllin ndërkombëtar Samuel Eto,” tha deklarata. Eto fitoi dy tituj Champions League me Barcelonën para se të pretendonte një të tretë me Interin.

Ish kapiteni i Kamerunit më vonë kishte luajtur në Premier Ligë me Chelsea-in dhe Everton-in. Ai ka luajtur gjithashtu edhe në Rusi. Futbollisti Afrikan katër herë i vitit i bashkohet Xavit dhe Wesley Sneijder-it si një nga lojtarët në ligën e Katarit.

Virgil van Dijk vlerëson ndikimin e portierit Alisson në mbrojtjen e Liverpoolit

Prania dhe aftësia e portierit të ri të Liverpoolit, Alisson, po rrit sigurinë e lojtarëve mbrojtës, thotë qendërmbrojtësi Virgil Van Dijk.

Braziliani Alisson bëri debutimin e tij në fitoren 4-0 të Liverpoolit ndaj West Ham në Premier Ligë të dielën dhe 25-vjeçari u impresionua pasi filloi jetën në futbollin anglez me një port të pastërt. “Ne flasim shumë, ai është shumë i zëshëm dhe kjo ndihmon, ai më ndihmon mua dhe të gjithë në pozicion.” Mendoj se prania e tij është shumë e mirë, “tha Van Dijk.

“Ai ka shumë kualitete në top që na ndihmojnë të luajmë. Ne kemi punuar në të gjithë sezonin e parë dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë dhe të praktikojmë. Ka akoma shumë për të bërë. “West Ham ishte vetëm një lojë, mund të bëjmë shumë më mirë në momente të caktuara dhe kjo është vetëm fillimi. Ne po përpiqemi të ndërtojmë diçka.