Arturo Vidal dëshiron të kthehet në Itali

Arturo Vidal dëshiron të kthehet në Itali pas arritjes së një marrëveshjeje me Interin, raporton FCInterNews.

Mesfushori i Bayern Munich do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me vlerë 7.5 milionë euro për sezonin me Nerazzurët dhe do të takohet me drejtuesit e anës së tij aktuale për të kërkuar leje për t’u larguar. Inter janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 50 milionë euro për të siguruar 30-vjeçarin nga klubi i Bundesligës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *