Argjentina me trajner të ri

Jorge Sampaoli do të jetë trajner i ri i Kombëtares së Argjentinës dhe Leo Messit, Sevilla ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Argjentinës për trajnerin Jorge Sampaoli.

Të dy palët janë duke pritur vetëm kompletimin e dokumenteve, ndërsa Sampaoli drejtimin e Argjentinës do ta marrë nga 1 qershori.

“Sevilla ka arritur marrëveshje në princip me Federatën e Futbollit të Argjentinës për trajnerin Jorge Sampaoli”, thuhet në njoftimin e skuadrës spanjolle, federata e Argjentinës do t’i paguaj Sevillas 1.5 milionë euro për prishjen e parakohshme të kontratës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *