Arda Turan është përjashtuar nga skuadra Turke

Mesfushori i Barcelonës, Arda Turan, është përjashtuar nga skuadra turke që kur është përfshirë në një sulm ndaj një gazetari në aeroplanin
e ekipit. Trajneri i Turqisë, Fatih Terim, mori vendimin të martën për të përjashtuar lojtarin për shkak të agresionit, njofton CNN Turk.

Incidenti ndodhi në aeroplanin që mbante ekipin e Turqisë në Trieste, Itali pas miqësores së tyre kundër Maqedonisë në Shkup, kur Turan vuri re një gazetar sportiv, Bilal Mese. Sipas të përditshmes turke Hürriyet, Turan akuzoi Mese që ka shkruar gënjeshtra rreth tij dhe lojtarëve të tjerë; Ai kapi gazetarin nga qafa dhe e goditi duke e gjuajtur me fyerje.

Këtë pasdite, Arda Turan dha një konferencë shtypi në të cilën deklaroi se po tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *