Antonio Conte: Politika e transferimeve të klubit është “e drejtë”

Antonio Conte thotë se do të jetë i lumtur nëse Chelseai nënshkruan lojtarë në janar dhe beson se politika e transferimeve të klubit është “e drejtë”.

Chelseai po bëhet gjithnjë e më shumë i frustruar kur Conte duket se kritikon strategjinë e tyre të transferimeve në publik, sipas Sky Sports News. Conte pranoi pas humbjes së Kupës Carabao nga Arsenali të mërkurën se nuk ka një “ndikim të madh” në nënshkrimet e Chelsea-it, por ai tha të premten se është i kënaqur me situatën aktuale.

“Po i përsëris të njëjtat gjëra, jam trajner, detyra ime është të përpiqem të bëj më të mirën për këtë klub, për të përmirësuar lojtarët për këtë klub”. I pyetur nëse ai është i lumtur në Chelseai, Conte tha: “Kjo është diçka që unë nuk dua të diskutoj me ju. Asgjë nuk ka ndryshuar. “Unë jam i lumtur të punoj me lojtarët e mi dhe për këtë klub”.

Chelseai ka qenë në gjueti për një sulmues në dritaren e trnsferimeve të janarit dhe Conte konfirmoi se do të jetë pa të lënduarin Alvaro Morata-ën për vizitën e së dielës në Newcastle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *