Antonio Conte: E ardhmja ime tek Chelseai mbështetet në besim dhe jo në trofe

Antonio Conte ka sugjeruar se e ardhmja e tij në Chelsea mbështetet në besimin e klubit në të dhe nuk duhet të varet nëse fitojnë argjend këtë sezon.

Trajneri i Chelsea-it është nën presion në rritje pas humbjeve kundrejt Bournemouth dhe Watford, në të cilën Blues pranoi shtatë gola dhe ra në vendin e pestë në tabelën e Premier Ligës. Pavarësisht fitimit të titullit në sezonin e parë të Contes në Stamford Bridge, Chelseai kanë luftuar këtë sezon në ligë – ata janë 22 pikë prapa liderëve Manchester City-it përpara ndeshjes të së hënës me West Brom, por janë ende duke luftuar në FA Cup dhe Ligën e Kampioneve.

Conte, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2019, këmbëngul se është “krejtësisht” i angazhuar për Chelsea-in dhe beson se marrëdhënia midis një klubi dhe trajnerit të tyre është më e rëndësishme sesa fitimi i trofeve.

“Unë mendoj që ju vazhdoni të punoni me një menaxher apo trajner jo për shkak të asaj që ai arrin në një sezon, por sepse ju keni besim tek ai”, tha Conte. “Pastaj ndërton diçka me të. “Në vizionin tim, ju mund të fitoni, por në të njëjtën kohë, klubi mund të mos jetë i lumtur të qëndrojë me ju. Për këtë arsye, është e drejtë të shkarkoni trajnerin.

“Në të njëjtën kohë, mund të besosh tek një trajner dhe në punën e tij dhe të vazhdosh me të, edhe nëse nuk fiton dhe përpiqesh të ndërtosh diçka të rëndësishme tha Conte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *