Andres Iniesta do të jetë jashtë për 3 ose 4 javë!

Andres Iniesta 3 ose 4 javë jashtë pas lëndimit të tij.

Kapiteni i Barcelonës Andres Iniesta do të jetë jashtë veprimit për 3 ose 4 javë pas lëndimit të tij në fitoren 1-0 ndaj Atletico Madridit. Iniesta duhej të hiqet nga loja vetëm pak para përfundimit të gjysmës së parë, ndërsa Andre Gomes e zëvendësoi atë në mesfushë. Ernesto Valverde tani ka një dhimbje koke për përzgjedhjen për lojen e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Chelsea-it. Me Philippe Coutinhon të papërshtatshëm për lojë, ai mund të jetë i detyruar të fusë Gomes nga fillimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *