Andrea Pirlo konfirmon pensionimin e tij pas ndeshjes finale të New York City-it

Ish-mesfushori i Italisë, Andrea Pirlo, ka konfirmuar daljen e tij nga futbolli pasi ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në New York City.

38-vjeçari, i cili filloi karrierën e tij me klubin lokal Brescia, bëri 116 paraqitje për Azzurët dhe ishte pjesë integrale e skuadrës që triumfoi në Kupën e Botës 2006 në Gjermani. Ai gjithashtu fitoi Serie A gjashtë herë dhe Ligën e Kampionëve dy herë gjatë paraqitjeve të tij me Interin, AC Milanin dhe Juventusin para se të lëvizte në MLS në 2015. Pirlo konfirmoi pensionimin e tij në një deklaratë emocionale të lëshuar në mediat sociale pas fitores 2-0 të New York City-it mbi Columbus Crew.

Pirlo njoftoi më parë këtë muaj planet e tij për të lënë futbollin në fund të sezonit, me kontratën e tij në New York që do të skadonte në fund të dhjetorit.

“Unë dua të falënderoj të gjithë për mirësinë dhe mbështetjen që më kanë treguar në këtë qytet të pabesueshëm,” shkroi Pirlo.”Ju faleminderit mbështetësve të mrekullueshëm, ju falënderoj stafit stërvitor dhe të gjithëve që punojnë prapa skenave, faleminderit shokëve të ekipit tim.

“Jo vetëm aventura ime në NY përfundon, por edhe udhëtimi im si lojtar i futbollit.

“Kjo është arsyeja pse unë do të doja të përfitoj nga rasti për të falënderuar familjen time dhe fëmijët e mi për mbështetjen dhe dashurinë që më kanë dhënë gjithmonë, secilën skuadër që kam pasur nderin të luaj, çdo shoku i ekipit që jam kënaqur duke luajtur së bashku dhe të gjithë njerëzit që e bënë karrierën time aq të pabesueshme.

“E fundit, por jo më pak e rëndësishme, të gjithë tifozët në mbarë botën që gjithmonë më treguan mbështetje, do të jen gjithmonë në anën time dhe në zemrën time”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *