Ancelotti me mesazh emocionues për Philipp Lahm

Philipp Lahm sot ka mbajtur konferencën e fundit si lojtar i Bayern Munichut, pasi do të pensionohet në fund të këtij edicioni, mbrojtësi gjerman ka thënë se ka qenë një nder i madh që për kohë kaq të gjatë ka mbrojtur ngjyrat e një skuadre të madhe si Bayern Munich.

Ai po ashtu tha se gjithmonë ka qenë dhe do të jetë tifoz i Bayernit dhe futbollit.

Për këtë largim është emocionuar edhe trajneri i tij, Carlo Ancelotti, i cili tha se ka qenë nder për të që ka drejtuar një lojtar të madh si Lahm.

“Ju do të jeni gjithmonë kapiteni ynë! Për ne ka qenë një nder Philipp Lahm”, ka shkruar Ancelotti në Twitter.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *