Carlo Ancelotti ka lënë të kuptohet se Bayern Munich mund të jetë i interesuar në nënshkrimin e Alexis Sanchez, por nuk do të paguajë “para të çmendura”.
Sanchez, i cili po përgatitet për finalen e Kupës së Konfederatave me Kili-n të dielën në mbrëmje, ka mbetur një vit në kontratën e tij në Arsenal.
Bayern Munich kanë qenë të lidhur me një lëvizje të mundshme për Sanchez, dhe Ancelotti u pyet për interesin e raportuar në një konferencë shtypi.
“Nëse vjen një mundësi, klubi do të jetë gati,” tha ai. “Ka shumë zëra, Alexis është një lojtar i madh, por jo i vetmi në botë”.