Alvaro Morata jashtë skuadrës së Spanjës për Kupën e Botës

Alvaro Morata nuk ka vend në skuadrën e Spanjës për Kupën e Botës në Rusi, me Cesc Fabregas, Marcos Alonson, Ander Herreran dhe Hector Bellerinin gjithashtu të lënë jashtë nga Julen Lopetegui.

Lopetegui ka prezantuar 23 lojtarët për turneun e Kupës së Botës të hënën, ku përfshihen katër lojtarë të Premier Ligës David de Gea, Cesar Azpilicueta, Nacho Monreal dhe David Silva.  Megjithatë, nuk kishte vend për sulmuesin e Chelsea-it, Morata-ën, me Iscon, Sergio Asensio, Lucas Vazquez, Rodrigo dhe Diego Costan të preferuar në sulm. Morata ka luftuar për formë të mir që kur u bashkua me Blues nga Real Madridi verën e kaluar dhe ka shënuar 11 gola në Premier Ligë që nga ardhja në Angli.

Ndërkohë, Andres Iniesta është përfshirë në skuadër një ditë pasi luajti ndeshjen e tij të fundit për Barcelonën. “Ne kemi marrë lojtarët që ndiejmë që janë më të mirët dhe mendojmë se kemi përbërësit për të sfiduar titullin dhe jemi vetëm në ankth për gjërat që fillojnë tani”, tha Lopetegui.

“Ne mendojmë se secili do të sjellë stilin dhe personalitetin e tij në ekip dhe kjo është e rëndësishme për çdo lojë dhe çdo situatë”. Spanja hap turneun e tyre kundër fqinjëve Portugalis më 15 qershor përpara se të përballet me Iranin dhe Marokun në ndeshjet e mbetura të Grupit B.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *