Allegri mesazh për lojtarët: Na mungon dhe një ndeshje … më e rëndësishmja

Trajneri i Juventusit është gati për finalen e madhe të Championsit ndaj Realit. Strategu bardhezi ka motivuar lojtarët e tij me anë të një mesazhi në “Twitter”.

“56 ndeshje për të cilat duhet të jemi krenar si kemi luajtur, por mungon edhe një ndeshje… më e rëndësishmja. Do ta përgatisim duke e ditur se ju kemi të gjithë në krahun tonë,” – shkroi Massimiliano Allegri në profilin e tij në rrjetin social “Twitter”.

Bardhezinjtë sot janë në pushim, ndërkohë që nga nesër do të nisin përgatitjet intensive anti- Real.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *