Massimiliano Allegri ka premtuar se Juventusi nuk do të lejojë që “i jashtëzakonshmi” Alex Sandro të shkoj në Chelseai këtë verë.
Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta konfirmoi muajin e kaluar se klubi hodhi poshtë një ofertë për Sandro nga kampionët e Premier Ligës, të cilët thuhet se ishin të gatshëm të paguajnë deri në 60 milionë euro.
Ish-trajneri i Juventus, Antonio Conte, i cili tani është në krye të Stamford Bridge, është lidhur me një ofertë të re për të 26-vjeçarin, i cili shënoi tre gola në Serie A sezonin e kaluar pasi ekipi i Allegrit fituan titullin për të gjashtin Vit me rradhe.
Por trajneri i Juventusit, Allegri është i vendosur të mbajë Sandron, pasi ka lejuar një nga mbrojtësit e tij, Leonardo Bonucci, të bashkohet me Milanin në një marrëveshje të papritur me vlerë 42 milionë euro.